”Kam menduar pse na duhet ky status i investitorit strategjik”, Xhaçka flet për akuzat e opozitës: Nuk ka favor nga shteti

Olta Xhaçka, deputetja e Partisë Socialiste, është vendosur në qendër të akuzave prej marsit 2022. Vendimi i Këshillit të Ministrave pjesë e së cilit asokohe ishte edhe Xhaçka për t’i dhënë bashkëshortit të saj, biznesmenit Artan Gaçi, statusin e investitorit strategjik në jug të vendit ka vendosur në pikëpyetje mandatin e saj si deputete.

Në seancën e sotme Kuvendi hodhi në votim kërkesën e opozitës për të çuar mandatin e saj në Kushtetuese, kërkesë kjo që është rrëzuar. Në Top Story me Grida Dumën, Xhaçka u shpreh se nuk ka folur deri tani se ka respektuar institucionet e drejtësisë.

”Përballem me një lumë shpifjesh dhe akuzash e kam rikonsideruar shijen e këtij profesioni dhe pasioni. Nuk kam folur se kam respektuar institucionet. Opozita akuzon se jam në papajtueshmëri mandati dhe se mazhoranca po më mbron për të mos shkuar në Kushtetuese.

Ka pasur momente që kam menduar që çfarë na duhet statusi i investitorit strategjik, por ky status nuk është favor, është thjesht një stimul që qeveria ia bën ekselencës për të investuar drejt sektorëve prioritet të ekonomisë. Nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes dhe të mos diskriminohen. Ndalesa është që nuk mund të përfitojnë të ardhura nga prona publike, nuk mund të përfitojnë prona publike”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP