”Kam një betejë jeta a vdekje”, Berisha i prerë: O shuhemi ne si parti, ose…

Çfarë pritet pas protestës së 7 korrikut, çfarë aksioni do të ndërmarrë selia blu? Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka të qartë kur thotë se ai tashmë ka një “betejë jetë a vdekje”, kjo për t’i bërë qytetarët shqiptarë që të votojnë të lirë. ”O do votojnë shqiptarët të lirë, ose ne si forcë do shuhemi, ose Rama do ikë”, tha Berisha në emisionin ”Open”. Po ashtu Berisha thekson se ata duan një strategji paqësore, por do përdorim të gjitha metodat e mosbindjes civile.

Pjesë nga biseda në studio:

Sali Berisha: Edi Rama e shkeli marrëveshjen, nuk pyeti, nuk pyet Rama, nuk njeh asnjë standard.

Arion Sulo: Ju duhet ta keni konkurrent jo armik.

Sali Berisha: Është armik i votës, kam një betejë për jetë e vdekje t’i bëj qytetarët të votojnë të lirë.

Arion Sulo: Me Ramën s’ka zgjedhje të lira

Sali Berisha: Jo s’ka, atëherë Rama do ikë.

Eni Vasili: Si? Revolucion?

Sali Berisha: Se si e tek do përcaktohet, por kjo është absolute, Rama votë shqiptarëve s’do mund t’u shkelmojë më, po them o do votojnë shqiptarët të lirë ose ne si forcë do shuhemi, ose Rama do ikë.

Arion Sulo: Me Ramën s’futeni në zgjedhje.

Sali Berisha: Jo nuk them hyjmë a jo, por them që Rama po prekur votën, i them se s’do ta prekë më kurrë. I them se është një armik i egër i qenies shqiptare përderisa u prek votën. A po e shpik unë këtë. Strategjia, ne do dëshironin strategjinë paqësore, por do përdorim të gjitha metodat e mosbindjes civile.

SHKARKO APP