“Kam punuar me tre kryeministra”, Vasili: Berisha edhe pse ishte mjek nuk ndërhynte, të tërhiqet padia ndaj tij
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ishte në studion e Abc News për të folur për situatën krijuar nga koronavirusi. Vasili u ndal mes të tjerash tek masat e marra nga qeveria për menaxhimin e kësaj situate kritike, në një kohë kur është shënuar viktima e parë dhe zyrtarisht janë konfirmuar 23 të prekur.
Ish-ministri i Shëndetësisë kritikoi daljen e shpeshtë të kryeministrit Rama, që sipas tij një komunikim i tillë duhet të bëhet nga personat përgjegjës të fushës.
Po ashtu Vasili ndau edhe eksperiencën e tij politike në situata të tilla, teksa ka bashkëpunuar me tre kryeministra. Ai veçoi ish-kryeministrin Berisha, që sipas tij ndonëse mjek nuk ndërhynte.
Po ashtu Vasili u pyet nga gazetari Endri Xhafo për padinë e depozituar sot nga një grup deputetësh të PS për Berishën me argumentin se ish kryeministri po përhap panik. Ai e cilësoi “një punë e pështirë njerëzish të pazotë” dhe kërkoi që të tërhiqet.
Pjesë nga intervista:
Petrit Vasili: Mua me ka qëlluar që për shkak të punës të punoj me disa kryeministra, të majtës dhe të djathtës.
Endri Xhafo: Berisha ishte doktor.
Petrit Vasili: Epo duhet tu them një gjë për Berishën. Si kryeministër megjithëse ishte doktor, ishte njeriu njeriu që nuk ndërhynte fare. Nuk ndërhynte thuajse fare.
Endri Xhafo: Ishte i mirë kuptueshëm do të thoja.
Petrit Vasili: Mund të ishte shumë më ofensiv. Ka qenë një ndër mjekët më të mirë dhe nuk ndërhynte pothuajse fare. Do ishte e falur si mjek të ndërhynte më shumë. Më ka qëlluar të punoj me kryeministrin Mjako, Nanon dhe Metën. Po ua them me bindje se kemi kaluar “lopën e çmendur” me kryeministër Metën, mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare ditën e dytë që u shpall në glob që nuk kishte lidhje fare me Europën. Pandeli Majko bëri të njëjtën gjë. Nano kur ishte sarsi nuk ndërhynte fare. Kryeministrat të majtë dhe të djathtë, ja ku i keni. Sarsin e kemi kaluar kur ishte Nano kryeministër.
Endri Xhafo: E kishte zakon që nuk para ndërhynte
Petrit Vasili: Ne Sarsin e kemi kaluar kur ishte kryeministër Nano dhe informacioni ishte i përditshëm. Të gjitha daljet mediatike ishin të kordinuara. Kishte një përkujdesje shumë të madhe që kryeministri të diket të thoshte atë që duhej. Ju thoni 127, tani telefonat tanë për një periudhë të caktuar u bllokuan se ndërhynte kryeministri. Kishin njerëz që mund të kishin njerëz me probleme të mëdha, si të bllokosh komunikimin.
Endri Xhafo: Kemi një padi sot, padi për përhapje paniku në këtë situatë. Keni një koment?
Petrit Vasili: Një punë e pështirë njerëzish të pazotë
Endri Xhafo: Pse nuk po përhap panik Berisha?
Petrit Vasili: Një punë e pështirë njerëzish të pazotë. Sali Berisha përpara se të jetë ish kryeministër, është një figurë shumë e respektuar nga pikëpamja e mjekësisë shqiptare. Në rastin konkret ka qenë edhe aktor në vijë të parë edhe njeri që ka shërbyer për të informuar njerëzit.
Endri Xhafo: Nuk e ka kapur pak ajo mania e qytetarit digjital pa filtër
Petrit Vasili: Unë në kohë pandemie dua ti kursej këta zotnitë, por ta tërheqin këtë padi se në një kohë të vështirë do mbahen mend ca sharlatanë që shkruajtën një turp, kundrejt një njeriu që i ka kushtuar vite jete Shëndetësise, ka qenë një nga novator edhe atëherë kur mjekësia jonë kishte probleme. Ka qenë një nga novatorëte parë të futjes së teknologjisë. Duhet ta ndajmë Sali Berishën politikan q mund ta kritikojnë se mund të ketë bërë gabimet e tija, duhet të kuptojmë se cili është Sali Berisha mjek, dhe njeri i shkencës.