”Kam qenë kundër djegies së mandateve”, Salianji: PD duhet të jetë e bashkuar

Nën/kryetari i Grupit parlamentart të demokratëve në Kuvend, Ervin Salianji ka pranuar se ka qenë kundër djegies së mandateve para 2 vitesh. Po ashtu ai thotë se Partia Demokratike duhet që të bashkohet. I ftuar në ”News 24”, ai tregoi se nuk do të jetë në takimin e ”Foltores” së Sali Berishës në Korçë, aty ku dhe ai është deputet.

”Fokusi i opozitës është mbrojtja e interesit publik. Nuk ka diskutim që një vendimmarrje e fortë ndikon të gjithë shoqërinë. Në PD mund të jetë e përjetuar me emocione të forta, me trauma tek disa.

Vendimmarrja e kryetarit të PD ka qenë një vendimmarrje që vjen pas një periudhe të gjatë reflektimi, është një vendimmarrje racionale. Dhe në vendimmarrje të tilla ku janë përfshirë shumë emocione ajo që do të gjykohet në fund është interesi.

Interesi që ky vendim është marrë, është për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mos partneriteti me SHBA-të e penalizon atë. Deklaratat e ambasadores janë optimiste për Partinë Demokratike”.

SHKARKO APP