Kamala Harris zyrtarisht rivale e Trump në garën Presidenciale

Nuk ka më pikëpyetje, Kamala Harris është zyrtarisht sfidantja e Donald Trump në garën për president të SHBA-së, pasi ka marrë votëbesimin e delegatëve demokratë.

Sipas ”Washington Post”, Harris mori zyrtarisht numrin e nevojshëm të votave nga delegatët për t’u bërë kandidatja e Partisë Demokratike për presidencën dhe e para grua nga komuniteti i njerëzve me ngjyrë që pretendon postin.

Komitetit Kombëtar i Demokratëve bëri me dije se në votimin që u krye online, Harris mblodhi më shumë se gjysmën e votave të delegatëve. Pak pas votimit, Harris deklaroi se ndihej e “nderuar” që e ka kaluar atë prag. Ajo shtoi se do të pranojë zyrtarisht nominimin në konventën e partisë që do të mbahet në Çikago në mes të gushtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?