Kamera në PD/ Komisioni i Rithemelimit: Qiraxhiu Brava tregon se e ka zënë paranoja
Për instalimin e kamerave të sigurisë në selinë blu, Komisioni i Rithemelimit i PD-së, thotë se partia është kthyer në një bunker të sigurisë së lartë dhe për ta është shenjë treguese se sipas tyre Basha ka humbur arsyen dhe e ka zënë paranoja. ”PD do t’u rikthehet shumë shpejt demokratëve, pronarëve të saj të vërtetë dhe është në të interes të ish-qeraxhiut ta kuptojë se nuk ka kamera, bravë apo gaz lotësjellës që mund ta ndalë vullnetin e tyre”.
Deklarata e plotë
Deputeti Lulzim Basha pas karriges, dita ditës po humbet dhe arsyen! Frika nga përballja me vullnetin e 44 mije demokrateve që votuan për shkarkimin e tij në datën 18 Dhjetor e shtyn çdo ditë në absurditete të reja.
Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrikethyerin që ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mijë demokratëve që të dhanë përgjigjen më të merituar në date 18 dhjetor.
Partia Demokratike do t’u rikthehet shumë shpejt demokratëve, pronarëve të saj të vërtetë dhe është në të interes të ish-qeraxhiut ta kuptojë se nuk ka kamera, bravë apo gaz lotësjellës që mund ta ndalë vullnetin e tyre!