Kampi i refugjatëve në Shëngjin, flet Endri Shabani: Ka rrezik për epidemi dhe terrorizëm nga celulat e tyre

Kampi i refugjatëve që do të vijnë nga Italia në Shëngjin është tema që ka ndezur politikën në debate të ashpra. Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani thotë se marrëveshja u mor vesh nga televizori dhe nuk kishte transparencë lidhur me të nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Sa i përket kampit të emigrantëve konkretisht, Shabani tha se nga aty lindin rreziqe si krijimi i celulave terroriste, por edhe përhapja e epidemive dhe sëmundjeve.

“Ne e morëm vesh nga televizori, Italia na ka deleguar një punë që nuk ka lidhje me ne. Është një detyrim i Italisë. BE nuk është dakord me këtë marrëveshje. Kjo është bërë fshehurazi BE-së, popullit shqiptar dhe fshehurazi institucioneve ligjore. Ky njeri ka shkuar dhe ka folur fshehurazi të gjithëve.

Ka rreziqe, pasi këta njerëz nuk janë nisur për në Shqipëri. Do merren dhe do burgosen këtu. Po të shohësh në vende të tjera, ka epidemi që bien aty. Tipa të tillë kthehen në celula për trajnimin e terroristëve. Ke një qytet të tërë pa menaxhim të policisë. Ne nuk ia dimë gjuhën dhe ata nuk na e dinë.

Në Jordani, në kampin e refugjatëve ka rënë tuberkulozi, në Greqi ka pasur epidemi. Në kampe të tilla problemet shëndetësore janë problem. Shikoni rastin e muxhahedinëve, e mbani mend çfarë ndodhi me ata. Ata mund të bëjnë 1000 gjëra dhe nuk ke kontroll mbi ta. Në kampet e tyre ka trafik të njerëzve, ka përdhunime”, u shpreh ai.

Me tej ai theksoi se kjo që po ndodh kërkon të ngrihen qytetarët në protestë para kryeministrisë. Dhe t’ia bejmë si me armët kimike që u tërhoq nga frika.

SHKARKO APP