Kampi për refugjatët, ministri Balla: Dëshmi e solidaritetit që ofron Shqipëria

Tema e refugjatëve që do vijnë në Shqipëri sipas një marrëveshje me Italinë, është tema kryesore në vend. Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se marrëveshja është dëshmi e solidaritetit që ofron Shqipëria, megjithëse e qartë është se nuk e zgjidh problemin e migrantëve në Europë.

Në përgjigje të interesit të medias, nga Fieri, Balla tha se nëse pyet sot çdo qytetar shqiptar lidhur me raportin e veçantë të Shqipërisë e Italisë, të gjithë na japin të drejtë që Shqipëria dhe Italia janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

”Po aq i vërtetë është fakti që ne i jemi shumë mirënjohës Italisë për gjithë mbështetjen e kujdesjen, të mos harrojmë kurrë marsin 1991, korrikun e vitit 1991 kur qytetarët shqiptarë morën anijet e u nisën për një jetë më të mirë në Itali. Mikpritjen italiane, trajtimin, integrimin dhe sot shqiptarët janë një model i mirë i integrimit në Itali. Bëhet fjalë thjesht e vetëm që në rast se sot Italia përballet me një sfidë shumë të madhe të flukseve migratore, që vijnë nga veriu i Afrikës dhe kur sot në Itali janë me qindra qendra pritjeje, ndoshta mbi 3000. Një prej këtyre 3000, të vendoset në Shqipëri. Sot që flasim, në qendrat e pritjes janë mbi 80.000 dhe 3000 prej tyre të trajtohet procesi i aplikimit për azil”, u shpreh ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu ai sqaroi edhe se asnjë prej migrantëve nuk do të qëndrojë në Shqipëri. “Është e shkruar në marrëveshje, nuk do të rrijë asnjëri në Shqipëri. Ata do të vijnë me anije, do të akomodohen në atë Qendër Pritjeje, e cila është me të gjitha kushtet, që do të ndërtohet nga qeveria italiane. Përgjegjësia e ndërtimit, e kujdesjes, është e qeverisë italiane. Të vetmen përgjegjësi që e ndajnë me ne, por me pagesë, është që Policia e Shtetit e Shqipërisë, do të ruajë që asnjë të mos dalë në mënyrë të parregullt nga ajo qendër”, nënvizoi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?