Kampusi rajonal i Manchester City në Durrës, Emiriana Sako: Akademi për fëmijët e Ballkanit

Akademia e klubit “Manchester City” dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin. Dje u firmos marrëveshja me “Manchester City”, ku për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një videomesazh nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e cila e cilëson këtë akademi ekselente për fëmijët e gjithë Ballkanit.

“Jemi në Manchester, jemi duke u kthyer për Shqipëri me një marrëveshje e cila na bën krenar për të patur një shkollë futbolli dhe një akademi ekselente për fëmijët e Durrësit, Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit”, tha Sako.

SHKARKO APP