Kamza si në ”Big Brother”, Balla: Sistem kamerash në mbarë territorin
Tashmë Kamza është si në ”Big Brother”. Kjo pasi është ngritur dhe ka nisur funksionimi me një sistem të plotë të monitorimit të territorit me kamera.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kryetari i Bashkisë Rakip Suli dhe drejtues të lartë e vendor të Policisë panë nga afër Sallën Operative ku monitorohen pamjet e kamerave.
”Kemi rënë dakord dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që investimi që pritet të fillojë vitin e ardhshëm edhe aty, pastaj e kemi të thjeshtë të integrojmë Tiranën e Kamzën, sepse persona me aktivitet kriminal spostohen në Kamzë dhe anasjelltas, e me këto kamera kemi mundësi ti ndjekim.
Pastaj të vijojmë më Durrësin, Vlora e ka ndërkohë sistemin të implementuar. Duhet që në një kohë të shkurtër, një mjet në kërkim ta dedektojmë në cilën pjesë të territorit ndodhet. Rrugët kombëtare po bashkëpunojmë ne ARRSH, të kenë kamera. Sa i përket perimetrit të sigurisë në shkolla, kamerat janë ndihmesë e madhe”, u shpreh Balla.