“Kanabisi”, ambasadori Lu takim me Presidentin Nishani

Ambasadori amerikan në Tiranë ka nisur një takim me kreun e Shtetit, Bujar Nishani. Takimi po mbahet në ambientet e Presidencës, por nuk ka ende një njoftim zyrtar për qëllimin e tij.

Takimi vjen dy ditë pas deklaratës së Nishanit për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën me hashashin në vend.

“News 24”, raporton se presidenti do të mbledhë më 11 nëntor Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që vetëm një ditë më parë, ambasadori Lu foli me tone të ashpra dhe me emra konkretë për politikanët e inkriminuar që janë larguar, duke theksuar se “po punojmë për arrestimin e peshqve të mëdhenj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?