Kanabisi dhe kontrolli i territorit, Çuçi mbledh drejtorët e policisë
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kreu i Policisë, Gledis Nano po zhvillojnë paraditen e kësaj të premteje një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këtë takim marrin pjesë po ashtu drejtorët e policisë të Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Durrësit, dhe Korçës.
Në fokus të diskutimeve janë çështjet e kanabisit, rritja e kontrolleve në territor dhe zbulimi i paligjshmërisë.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm policia njoftoi për kontrolle masive në territorin e rrethit të Krujës, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.