Kanabisi, Manjani: Nëse është e nevojshme të dalë ushtria

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se nëse është e nevojshme në terren duhet të dalë edhe ushtria për të luftuar fenomenin e kultivimit të kanabisit.

Sipas ministrit, për fat të keq ka një bindje që ky fenomen ekziston dhe për këtë duhet një reagim propocional dhe me këtë duhet të ndahemi tani që sapo ka filluar, pasi nëse ndodh më vonë do të jetë shumë e dhimbshme.

“Për fat të keq, ka një bindje që është fenomen i përhapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po qe nevojshme për të dhënë një efekt reagues propocional do të dalë edhe ushtria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ky fenomen ose ndahemi tani që sapo ka filluar, nëse ndodh më vonë do të jetë shumë e dhimbshme.

Nuk është biznes që siguron mirëqenie, por varfëri. Forcat policore duhet të jenë në gatishmëri dhe duhet të luftojnë fenomenin.

Nuk ka rëndësi ca thotë Italia, pasi te njerëzit ekziston ky perceptim” deklaroi ai.

Ministri i Drejtësisë është ndalur edhe te hetimi administrativ që është hapur për vendimin e Gjykatës së Durrësit nga gjyqtarja Joana Qeleshi, që i njohu pronën ku do të ndërtohej resorti turistik i Lalzit një familjeje nga Durrësi.

“Përsa i përket çështjes së gjyqtares në Durrës, i është bërë me dije procedura e inspektimit dhe më pas shkon në KLD”.

Bëhet fjalë për vendin ku kompania “Omnix Albania” do të ndërtonte një kompleks turistik më vlerë 450 milionë dollarë. Deri para 6 muajsh, e gjithë sipërfaqja rezultonte pasuri e paluajtshme publike në regjistrat e shtetit.

Por më datë 25 mars të këtij viti, Gjykata e Durrësit, përkatësisht gjykatësja Joana Qeleshi ka dhënë vendim që 45 dynymë nga kjo sipërfaqe t’i njihet si pronë familjes Seçuni nga Durrësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?