Kanabisi mjekësor, Artan Hoxha: Nuk mbillet nga fermerët, por nga oligarkët
Shqipëria do ti bashkohet vendeve që kanë të legalizuar kanabisin mjekësor. Por gazetari investigativ, Artan Hoxha thotë sesa herë është folur për këtë çështje nga politikanët, është përkthyer në leje verbale të kultivimit të kanabisit e çuditërisht kanë qenë vite parazgjedhore.
“Tri herë është folur për legalizimin e kanabisit e të tre vitet janë shoqëruar me bum të kultivimit të kanabisit rekreativ. Është folur për qëllime mjekësore, por është përkthyer në leje verbale të kultivimit të kanabisit e çuditërisht kanë qenë vite parazgjedhore. Në 2016, 2020, e këtë radhë jemi para zgjedhjeve lokale që janë të rëndësishme se opozita është krejt jashtë pushtetit lokal. Kështu është përkthyer nga qytetarët”.
Për analistin investigativ nisma po merret për të lejuar veprimtarinë e oligarkëve që të hapin disa kompani, ndërsa prodhimi do të shkojë jashtë. Pa përmendur emra, Hoxha tha se një prej këtyre oligarkëve pritet të zbulohet së shpejti.