“Kanabisi”, Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare më 11 nëntor

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet më 11 nëntor. Burime të Ora News bëjnë të ditur që Këshilli do të mblidhet në orën 18:00.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë vjen pas paralajmërimit që kreu i Shetit shqiptar bëri një ditë më parë në Shkodër se do ta mblidhte Këshillin për shkak të situatës alarmante me drogën.

Nuk dihet se kush do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, por kryeministri Rama një ditë më para u shpreh kundër kësaj mbledhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nishani deklaroi dje, 1 nentor: Çështja e kanabisit është realisht një problem. Është një çështje që lidhet me veprimtarinë kriminale. Unë kam vendosur që së shpejti tët thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me problematikën dhe mënyrën se si duhet ta përballojmë këtë sfidë serioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama deklaroi dje, 1 nentor: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit./Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?