Kancelari austriak sot vizitë në Moskë. Lideri i parë evropian që takohet me presidentin rus pas shpërthimit të luftës

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të udhëtojë sot në Moskë, për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai është udhëheqësi i parë i një vendi të Bashkimit Evropian që takohet personalisht me Putinin, qëkur ky i fundit ka dhënë urdhrin për pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Zyrtarët austriakë thanë se Nehammer dëshiron të promovojë dialogun midis Moskës dhe Kievit dhe se do të ngrejë gjithashtu çështjen e krimeve të luftës. Nehammer u takua edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën.

‘Ai shkon atje (në Moskë), pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas, për të inkurajuar dialogun’, tha një zëdhënës i Nehammerit. Takimi vjen në kohën kur lufta në Ukrainë është zhvendosur në lindje të këtij vendi. Zyrtarët rusë kanë thënë se fokus i forcave të tyre do të jetë “çlirimi i plotë” i Donbasit, duke iu referuar kështu rajoneve lindore të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?