Kancelari gjerman nga Shkupi: Jemi seriozë, le të nisim negociatat e anëtarësimit
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, nga ku ka folur edhe për procesin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.
Scholz është shprehur se Gjermania me seriozitet maksimal do të bëjë çdo përpjekje për të zhbllokuar hapjen e negociatave me BE-në.
“Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe unë jam i përkushtuar për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian. Gjermania është serioze për integrimin evropian të vendeve të rajonit, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për Maqedoninë e Veriut. BE-ja i ka premtuar Maqedonisë së Veriut, ndërsa ajo i ka përmbushur të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim”, tha Scholz.
Në vijim kancelari gjerman shtoi: “Negociatat për anëtarësim duhet të fillojnë sa më parë.