Kancelari gjerman pret Edi Ramën: Pa Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Europian nuk është i plotë

Ditën e sotme zhvillohet samiti i procesit të Berlinit. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili u prit nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Kancelari Scholz në hapjen e punimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin, deklaroi se pa Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Europian nuk është i plotë.

Ju 6 vendet e Ballkanit i përkisni Evropës së lirë dhe të plotë dhe anëtarësimi juaj në BE është në interesin tonë. Premtimi për të ardhmen evropiane për juve është punë e jona për ta kthyer në realitet dhe kjo na ka bërë bashkë sot”, ka thënë Scholz.

Scholz priti liderët e Ballkanit Perëndimor para nisjes së samitit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale. “Pritja nga Olaf Scholz, Kancelari Federal i Gjermanisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin “Procesi i Berlinit 2022”, shkruan Rama.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike.

SHKARKO APP