Kandidat i opozitës përballë Veliajt? Këlliçi: Çdo politikan mezi e pret një betejë të tillë

Kur grupet brenda Partisë Demokratike po bashkohen, një temë e nxehtë është për kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale në 2023. Debati sesi do të zgjidhen dhe kush do të jetë kandidati për bashkinë. Deputeti demokrat, Belind Këlliçi nuk ka përjashtuar mundësinë për kandidat në Bashkinë e Tiranës.

”Gjykoj se çdo politikan në opozitë sot, mezi do e priste një betejë me Erion Veliajn. Eshtë aseti më i madh që ka PD në këtë betejë të ardhshme, pra Erion Veliaj është kryeshkiaku më i dobët që ka nxjerr pluralizmi shqiptar dhe është hipokriti më i madh që mund të ketë ekzistuar në politikën tonë. Uroj që të jetë Veliaj në garë dhe askush tjetër”,-tha për ”Euronews Albania”.

Kurse Edi Rama tha se Partia Socialiste nuk ka kandidaturë më të mirë se kryebashkiaku Erion Veliaj për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.

SHKARKO APP