”Kandidatë të dalë nga sondazhet”, Fatmir Mediu: PD të ridimensionojë marrëdhëniet me SHBA dhe BE

Aleati historik i PD-së, kreu i PR-së, Fatmir Mediu propozon që krahas primareve kandidatët për zgjedhjet e pushtetit vendor, duhet që të testohen përmes sondazheve.

”Nëse PD-ja flet për zgjedhje paraprake të hapura, Shkodra mund ta provojë zgjedhje paraprake edhe me simpatizantë le të votojnë qytetarët e Shkodrës. Një mënyrë tjetër të bëhet një sondazh, pra mos të ketë kandidat se i propozon vetëm një parti, por të jetë i mirëpranuar nga të gjithë qytetet si kandidatura më e mira”.

Nga Shkodra e vetmja bashki e udhëhequr nga të djathtët, Fatmir Mediu kërkoi që aletatët të gjejnë sa më parë gjuhën e konsensusit për të dalë me një kandidat të përbashkët për të mundur kundërshtarin politik.

Partia Republikane është aleatja më e natyrshme e demokratëve dhe për Fatmir Mediun drejtuesit e saj duhet të ridimensionojnë marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

SHKARKO APP