Kandidatët dhe zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi sqaron regjistrimin e ”Shtëpisë së Lirisë”

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për 6 bashkitë në vend, në garë janë 11 parti dhe një koalicion, përkatësisht ”Shtëpia e Lirisë” mes LSI-PDK, që mbështesin kandidatët e Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës. Ndaj dhe Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve thotë regjistrimi i koalicionit ”Shtëpia e lirisë”, pa Komisionin e Rithemelimit të PD-së, është korrekte “nga pikëpamja e ligjit”.

“Ne kemi regjistruar një koalicion të përbërë nga dy parti politike (LSI dhe PDK), duke plotësuar kushtet që kërkon Kodi Zgjedhor për regjistrimin e një koalicioni zgjedhor. Çdo gjë nga pikëpamja e ligjit është korrekte. Ne kemi një koalicion të regjistruar, i cili ka të drejtë për të paraqitur kandidatët e vet. Sesi i zgjedhin ata kandidatët, ky është proces politik dhe nuk ka lidhje me përgjegjësitë e KQZ-së”.

Në lidhje me datën e regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi u shpreh se më parë do duhet bërë verifikimi. “Këtë herë kemi afat më të shkurtër për verifikimin e kandidatëve. Nëse do të ketë nevojë për verifikime të thelluara, do të marrim më shumë kohë. Gjithsesi, afati për verifikimin është 30 ditë”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP