Kandidatët e Alibeajt për zgjedhjet, Bylykbashi: S’ka tagër ligjor, firma e tij nuk vlen për KQZ-në

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar disa detaje nga procesi i Primareve. I pyetur lidhur me kandidatët që do të prezantojë grupi i Alibeajt, Bylykbashi tha se ai nuk ka asnjë tagër ligjor për të paraqitur një listë pasi firma e tij nuk vlen për KQZ-në.

“Në garë nuk garojnë ata që kanë përfaqësues të përhershëm në KQZ. Garojnë subjektet zgjedhore. Alibeajn nuk e njeh asnjë gjykatë si kryetar. Basha u shkarkua më 11 dhjetor. Vendimi nuk ishte final. Ratifikimi u bë me referendum nga mbi 40 mijë anëtarë të PD”.

Çfarë ndodh nëse KQZ nuk pranon listat e Berishës në zgjedhje? Deputeti tha se ka precedent që KQZ ka regjistruar në zgjedhje një parti e cila ka qenë në një proces gjyqësor, pa pasur një vendim të formës së prerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne kemi vendim gjykatë që njeh organet e PD. Ajo e Alibeajt për mua është një shashkë. Mund të kemi një situatë groteske, që Basha të firmosë i dorëhequr. Dhe të thotë ju gënjeva për dorëheqjen, do ta regjistroj unë PD”. Për të nëse Basha firmos, do të shkelte ligjin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?