Kandidatët e koalicionit ”BF”, Rama: Përfaqësojnë faqen e zezë, asnjë derë nuk iu hapet në Europë

Nga Kuçova, kryeministri Edi Rama iu kërkoi qytetarëve që të votojnë më 14 Maj kandidatin për Bashkinë e tyre, Kreshnik Hajdari. Kreu i qeverisë komentoi edhe kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke thënë se ata përfaqësojnë faqen e zezë.

“Janë kandidatët e një gërdalle 30-vjeçare. Këta kandidatë përfaqësojnë faqen e zezë. Nëse sot kemi një vend që e mirëpret tërë Europa që vjen këtu për të bërë për herë të parë në historinë e vet, kjo ndodh sepse i kemi bërë vend vetes, sepse na respektojnë, besojnë dhe mbështesin.

Kjo jo sepse jemi bërë vend ma i fuqishëm ekonomikisht, por sepse duan të na ngrenë më lart. Falë marrëdhënieve me ta do të ketë më shumë punë, turizëm, por nëse marrëdhëniet me ta lëndohen, gjërat bëhen më të vështira.

Me kandidatët e tyre nuk ka të ardhme. Doni të sillni faqen e zezë këtu. Jo vetëm në Amerikë dhe Britani, asnjë derë nuk u hapet në Evropë atyre, çfarë donatorësh do të vijnë këtu? Cilën Bashki ata e morën dhe e çuan një hap përpara?”,-tha Rama.

SHKARKO APP