Kandidatët e PD-së, Ruli: Kemi larguar 30% të listës së 2017

Kryesia e Partisë Demokratike ka gati tashmë 326 emra që do të vijojë garën për të qenë në listat e kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet e 25 prillit.

Përpilimi i kësaj liste si edhe përjashtimi me votën e anëtarësisë të disa emrave të njohur ka shkaktuar jo pak debat në PD.

Në lidhje me këto zhvillime si edhe ecurinë e mëtejshme, flet Genc Ruli, anëtar të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në intervistën, e dhënë për Abc News, Ruli zbulon se janë hequr nga lista për të qenë kandidatë 30% e deputetëve që kanë qenë në listën e PD-së në vitin 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, duke dashur që të bëjnë një listë fituese të demokratëve, komisioni ka patur qasjen që të largojë edhe më tepër nga lista në fjalë.

Ruli u pyet edhe me skualifimin nga gara të Klevis Balliut; Hekuran Hoxhallit dhe Astrit Veliajt, si edhe të tre kryebashkiakëve duke theksuar se anëtarësia i donte këta emra në PD, por jo në pozicione drejtuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?