”Kandidatët e Primareve të futen me PD”, Berisha i përgjigjet Alibeajt: Pengjet mbeten pengje

Sali Berisha në një komunikimin për mediat, tha se mbështetja është rritur më shumë sidomos pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të sulmuar opozitën. Ai komentoi edhe vendimin e grupit të Alibeajt për regjistrimin në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, ku insistoi duke thënë që pengjet mbeten pengje.

”Nxitën një frymëzim të madh të atyre që shndërruan PD në parti të vërtetë opozitare dhe të atyre që besojnë se Shqipëria duhet të ketë pluralizëm, bashkëpunimin me vende të lira dhe jo me mafien. Shpreh mirënjohje për gatishmërinë për të shumëfishuar forcat për fushata elektorale.

Revolucioni popullor dhe protesta nuk do ndalet. Pengjet janë pengje, zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Ekziston fraksioni i pengjeve të Ramës, Lul Brava dhe Ali Basha. PD është një, është ajo e anëtarësisë, që ka mbështetje masive të qytetarëve shqiptarë. Është e aftë të regjistrojë çdo mafie dhe e faktojë këtë”, tha Berisha.

SHKARKO APP