Kandidatët e PS lënë mandatet, Vasili: Rama futi në zgjedhje njerëz të inkriminuar
Sot ishte Lefter Koka nga PS-ja ai që dorëzoi mandatin e deputetit ende pa e marrë, ku më herët po nga PS-ja ishte e para Najada Çomo. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, thotë se ideatori për shkatërrimin e zgjedhjeve të 25 prillit është kryeministri Edi Rama. Për të tërheqja e këtyre personazheve rëndon përgjegjësinë e Edi Ramës si shkatërruesi i zgjedhjeve.
“Është e qartë se ideatori dhe përgjegjësi i vetëm për këtë shkatërrim zgjedhjesh është vetëm Edi Rama dhe asnjë lloj loje, e asnjë lloj kozmetike me largime apo gjoja tërheqje në kohë, apo tërheqje parakohe të këtyre personazheve nuk zbeh por rëndon përgjegjësinë e Edi Ramës, si shkatërruesi, tashmë e provuar të zgjedhjeve të 25 prillit.
Nuk ka asnjë lidhje lënia e mandatit me përballjen me drejtësinë. Drejtësia ka depozituar fakte shumë të rënda dhe të rëndësishme, të cilat nuk ka asnjë pazar që mund t’i shmang, pra thënë më thjesht, ne do lëmë mandatin dhe ju mos na ndiqni penalisht, nuk kanë asnjë lidhje.
Edhe kandidimi ka qenë një faj për Edi Ramën, dhe është përgjegjësia e tij, që shkatërroi procesin zgjedhur duke futur të inkriminuar. Drejtësia duhet të kish vepruar që dje”,-tha për ”Ora News”.