Kandidatët e PS në avantazh të thellë, Benet Beci bën diferencën në Shkodër

Procesi i numërimit të votave vijon me ritme të shpejta në të gjitha bashkitë e vendit. Në disa prej tyre, ky proces ka përfunduar, ndërsa Kavaja e ka nisur këtë proces rreth orës 05:00.

Kandidatët e Partisë Socialiste po kryesojnë në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, si në Tiranë, Durrës, Kavajë, madje edhe në Shkodër.

Kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kryesojnë në 7 bashki të vendit. Në Has, Fushë Arrëz, Pukë dhe Mirditë, kandidatët e këtij koalicioni po shkojnë drejt fitores teksa kanë mbetur edhe kutitë e fundit.

Në Bashkinë e Kuçovës gara është e fortë. Deri në orën 05:50 janë numëruar votat e 19 kutive nga 65 dhe udhëheq Lefter Maliqi i koalicionit Bashkë Fitojmë. Kandidatët e këtij koalicioni kryesojnë edhe në Rrogozhinë e Memaliaj.

SHKARKO APP