Kandidatët për Bashkitë, Rama mbledh sërish deputetët në konsulta

 

Kreu i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur të premten me takime intensive në funksion të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Në selinë e PS-së, kanë nisur takimet e para me deputetë të qarkut të Shkodrës, për konsultat e fundit lidhur me përcaktimin e kandidatëve për 61 Bashkitë e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas Shkodrës, në takim me Ramën do të jenë deputetët e qarkut të Durrësit që do të pasohen me të zgjedhurit e qarqeve të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pjesë e mirë e kandidatëve të mazhorancës tashmë janë zyrtarizuar, por mbeten ende të tjerë enigmë, më kryesorja kandidati për kryeqytetin.

Edhe pse i rezervuar, deputeti socialist Ben Blushi ka kritkuar kryesocialistin Edi Rama, për menyrën si po vepron për përzgjedhjen e kandidatit të shumicës për Bashkinë e Tiranës.

Në përgjgje të Ora News, Blushi e cilësoi procesin si jo transparent.

Ben Blushi: “Duhet të kishin dalë emrat, shumë vonë është. Duhet të kishin pasur më shumë transparencë, këto janë kandidatët e një njeriu deri tani, nuk janë të PS për fat të keq deri tani, prandaj nuk dua të flas më shumë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?