Kandidatët për Këshillat Bashkiakë, Meta në Fier dhe Lushnje: Të mbizotërojë zëri i të rinjve
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë pasdite ka mbajtur një takim për të prezantuar kandidatët për Këshillat Bshkiakë në Fier dhe Lushnjë. Në fjalën e tij, Meta tha se kishte si qëllim mbizotërimin e zërit të të rinjve, duke nënvizuar se vendi po braktisej për shkak se nuk janë ndërmarrë politikat e duhura për të rinjtë.
“Dy drejtuesit e listës së PL për këshillat bashkiakë të Lushnjës e Fierit, Katerina Bano që studion për Drejtësi dhe që është angazhuar me forumet rinore dhe shoqërinë civile dhe Kristian Kina pedagog dhe me eksperiencë të njohur si senator në senatin e Universitetit të Tiranës. Është kënaqësi të mbështesim të rinjtë.
Duam që zëri i tyre të mbizotërojë në këshillat bashkiake që do të zgjidhen më 14 maj. PL lufton për Shqipërinë që u përket të rinjve, jo që braktiset nga të rinjtë sepse nuk u ofrohen mundësi për shkollimin e duhur apo rritje profesionale apo paga të larta e dinjitoze për të përballuar jetesën”,-tha Meta.