Kandidatët për kryetarë të PS në 61 bashki, Ahmetaj: Zgjedhjet do i kalojmë me sukses

Në Asamblenë e Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Sarandë në kuadër të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit, zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha se qeveria është e përgatitur për t’u përballur me cdo sfidë. Nuk la pa përmendur arritjet e mazhorancës si taksat, përballjen me pandeminë dhe çmimet e larta.

“Sot që flasim 104 mijë biznese paguajnë zero taksë. Kjo sepse kryeministri vetë ka thënë se biznesin nuk e shohim si lopë për ta mjelë. Ne duhet të jemi krenarë që kemi bërë për vendin dhe qytetarët.

Ky vend meriton më shumë, ndaj vëmendja tek reformat është e përditshme. Kjo mazhorancë, kjo qeveri ishte një nga vendet që siguroi vaksinat, e kam parë vetë duke lypur derë më derë.

Politikat e qeverisë për të mbështetur qytetarët dhe sipërmarrjen shpëtuan 500 mijë vende pune. Kjo qeveri ka bërë atë që nuk është bërë ndër vite. Në të gjithë botën është rritur çmimi, këtu nuk është rritur për qytetarët dhe biznesin e vogël”, tha Ahmetaj.

SHKARKO APP