Kandidatët për nënkryetarë të PD, Sali Berisha: Keqardhje që nuk ka asnjë zonjë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha pasi ka lexuar emrat e kandidatëve për postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së dhe nënkryetarëve, u shpreh i keqardhur që nuk ka asnjë zonjë kandidate. Po ashtu Berisha thekson se qëllimi është të mos dublikohen funksionet në mënyrë që të mos mbahen dy poste.

“Këto janë propozimet ndërkohë ajo që është jo pa keqardhje se njëri nga nënkryetarët duhet të ishte pa diskutim nga zonjat, por u vendos që në Kuvendin e parë që do thirret, statuti të përcaktojë 1/3 e këtij forumi që në nivelin më të lartë të jenë zonja.

Në postet e sekretariateve janë pasqyruar gra dhe vajza shumë të kualifikuara, dominojnë prurje, të reja në PD, por edhe drejtues me eksperiencë të saj. Ne përpiqemi të mos dublikojmë funksionet.

Të gjithë ata që mund të jenë këtu anëtar kryesie largohen nga Kryesia, nuk mbajnë postin edhe anëtar kryesie edhe sekretar. Në tërësi përpiqemi të bëjmë shpërndarje sa më të gjerë”, tha Berisha.

SHKARKO APP