Kandidatët potencialë për deputetë nga opozita për Lezhën. Agron Gjekmarkaj emri më i lakuar

Tashmë është fakt se lista prej 2/3 e kandidatëve për deputetë do përzgjidhen nga elektorati, kurse 1/3 do të jenë të emëruar nga partia.

Në Lezhë, një qark ku futen rrethet Mirdita, Kurbini dhe Lezha, do jenë 7 deputetë dhe opozita po luan për të kapur një rezultat 5 me 2 në favor të saj. Ndaj PD-ja ka filluar përzgjedhjen e emrave që propozon baza e saj.

Nga Lezha kanë ardhur në selinë blu emrat të njohur, edhe në rang kombëtar si Agron Gjekmarkaj, Mark Marku dhe Preç Zogaj. Por në listë janë edhe mjeku Pashk Gjoni. Ky është mjek ortoped, ish drejtor i shëndetësisë dhe ish kryetar i Qarkut Lezhë në vitet 2011-2015. Ndërkohë që Mark Marku u zgjodh në Komisionin e përzgjedhjes së deputetëve, kështu që emri i tij si kandidat bie, sepse nuk mund të zgjedhë vetveten!

Emër tjetër mbetet dhe Paulin Marku, ish ushtarak dhe kryetar i degës së PD në Lezhë në vitet 2014-2018. Ndërkohë Fran Frrokaj, ish-kryetar i bashkisë së Lezhës është emri më i votuar, pasi ka mbështetje të madhe në elektorat edhe për faktin se ka qenë kryetar bashkie.

Por nga qarku Lezhë ka emra konkurent për kandidat që do ti përzgjedhë komisioni në selinë blu. Ish-deputetja Lindita Metaliaj por edhe avokatja Anila Frroku mbeten në listë. Indrit Vokshi vjen nga Kurbini dhe ka shkuar si kandidat konkurent në PD qendrore.

Natyrisht në krye të tyre Lezha krenohet me një emër intelektual, pedagog dhe analist si Agron Gjekmarkaj. Ai nuk ka qenë asnjëherë deputet, por ka emër mbarëkombëtar dhe i pa akuzuar në asnjë aferë, çka e bën atë një kandidat të shumëpranuar dhe i cili mund të jetë një zë në parlamentin e ri që kritikon edhe qeverisjen e re, nëse gabon.

Ndërkohë mësohet se nga LSI do jenë emra të njohur të cilët krijojnë rezultatin 5 me 2 për opozitën në këtë qark.

Eshtë propozuar edhe një emër i njohur për kandidat për deputet, por mësohet se ai nuk ka pranuar t’ju zërë vendin Agron Gjekmarkajt dhe Preç Zogajt.

SHKARKO APP