Kandidati i LSI, Bujar Dhima: Durrësi kërkon ndryshim dhe mirëqenie. 8 mijë banorë jetojnë ende në çadra

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Durrësit, njëherësh edhe zv/kryetar i LSI Durrës, thotë se ky qark kërkon ndryshim dhe mirëqenie. Nga takimet e përditshme me qytetarët, ai thotë se ata po përballen me papunësi të madhe. ”8 mijë banorë vazhdojnë të jetojnë në çadra e kontinierë dhe 900 familje DS4 nuk dinë ende se çfarë do bëhet me ato. Rilindja ka dështuar në Durrës më shumë se në çdo qytet tjetër ndaj edhe banorët janë të zemëruar, ndaj edhe presin me padurim ndryshimin, mirëqenien dhe shpresë për të ardhmen. Ky zemërim i madh do përkthehet në një shuplakë të rëndë për “Rilindjen” më 25 prill, ditë kur ndryshimi i madh do nisë në Durrës e do festohet në të gjithë Shqipërinë. 25 prilli është dita e shpresës dhe pranverës shqiptare nga ku do nisë një kapitull i ri për banorët e Durrësit dhe mbarë shqiptarët”,-thotë më tej.

Postimi i plotë

Në çdo takim me banorët e Durrësit vërehet një zemërim i madh mbi situatën e pashpresë, mbi gjendjen e mjerueshme ekonomike që po përballen familjet e thjeshta, mbi papunësinë e madhe dhe largimin e të rinjve, profesionistëve dhe mungesa e mundësive për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Biznesi dhe sipërmarrja është në ditët më të vështira. Sektori i turizmit po lufton për mbijetesë. Për më tepër banorët e thjeshtë janë të indinjuar me tjetërsimin dhe humbjen e identitetit të qytetit i cili është një katraurë urbane me projekte elektorale betonizimi të sheshrrotullimeve, ngushtimit të rrugëve, mungesa e vendparkimeve si për taksitë ashtu edhe për qytetarët, dhe një asgjesim total i hapësirave publike, ku mungon edhe një centimetër zonë e gjelbërt, sepse për parqe as që bëhet fjalë.

Veliera prej hekuri e betoni me kosto 6 milionë dollarë, shëtitorja 2.8 milionë euro e pandriçuar dhe që përmbytet sa herë që bie shi, projektet elektorale pa asnjë informacion për koston dhe burimin e kanë bërë Durrësin të papabueshëm dhe të tjetërsuar nga qyteti i bukur dhe i rëndësishëm që ka qenë dikur.

8 mijë banorë vazhdojnë të jetojnë në çadra e kontinierë dhe 900 familje DS4 nuk dinë ende se çfarë do bëhet me ato. Rilindja ka dështuar në Durrës më shumë se në çdo qytet tjetër ndaj edhe banorët janë të zemëruar, ndaj edhe presin me padurim ndryshimin, mirëqenien dhe shpresë për të ardhmen.

Ky zemërim i madh do përkthehet në një shuplakë të rëndë për “Rilindjen” më 25 prill, ditë kur ndryshimi i madh do nisë në Durrës e do festohet në të gjithë Shqipërinë. 25 prilli është dita e shpresës dhe pranverës shqiptare nga ku do nisë një kapitull i ri për banorët e Durrësit dhe mbarë shqiptarët.

SHKARKO APP