Kandidati i PBDNJ: Do u shpëtoj nga çamët e myslimanët. Idrizi: Reagimi i Ramës, brilant

 

Ka bërë shumë bujë fjalimi i kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Konispol.

Ai mallkoi ata që donin të fusnin ndarjet etnike dhe fetare në Konispol.

Rama i referohej një deklarate të kandidatit të PBDNJ, Anastas Guda, që kishte thënë se “do u shpëtoj nga çamët e myslimanët”.

Pas fjalimit të Ramës, ka reaguar edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Ai ka thënë nga Patosi, se përgjigjia e Ramës ka qenë brilante.

Përshëndes kryeministrin Rama në një fjalim brilant në Konispol, i cili sot iu drejtua të gjithë qytetarëve që të jenë të gjithë bashkë e të kuptojnë se Konispoli nuk mund të jetë transferimi i konflikteve etniko-fetare siç ka qenë Himara.

Por, Konispoli duhet të jetë vendi i bashkëjetesës myslimanë, ortodoksë e katolikë. Vendi i bashkëjetesës së minoritarëve, shqiptarëve të Çamërisë e të gjithë atyre që janë në shtëpitë e tyre në Konispol dhe denoncoj të gjithë ata që duan ta kthejnë Konispolin në vatër konfliktesh. Sepse, dua ta perifrazoj: në Konispol, minoritarët janë në shtëpinë e tyre, kurse ne të gjithë bashkë jemi në oborrin tonë, në oborrin e të gjithë shqiptarëve dhe shqiptarët e Çamërisë kanë respektuar dhe do të respektojnë gjatë gjithë jetës së tyre këdo.

Mos votoni për përçarjen, por votoni për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane,” tha Idrizi.

SHKARKO APP