Kandidati i PD, Mark Marku preket nga Covid-19: Jam në gjendje shumë të mirë

Kandidati demokrat për deputet, pjesë e listës së qarkut Lezhë, Mark Marku ka dalë pozitiv nga Covid-19. Teksa thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe asimptomatik, ai thekson se ”Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore”.

Postimi i plotë

Të dashur miq!

Swiss Digital Desktop Reklama

Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19. Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.

Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj.

Shihemi së shpejti, mes miqsh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?