Kandidati i PD në Lezhë i inkriminuar? Flet Frrokaj: PS shpif
Kandidati i PD për bashkinë e Lezhës Fran Frrokaj ka hedhur poshtë akuzat e deputetit Taulant Balla se ai ka probleme me drejtësinë.
Pjesë e emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, në një përballje me kandidatin e LSI Viktor Tusha, Frrokaj deklaroi se nuk ka patur dhe nuk ka probleme me drejtësinë dhe e gjitha kjo bëhet për ta dëmtuar atë në fushatën elektorale.
“Është një akuzë qesharake që bëhet me arsyen e vetme se unë do fitoj zgjedhjet” tha Frrokaj i pyetur nga gazetari Roland Qafoku lidhur me akuzat.
Frrokaj shtoi më tej se ai nuk i është shmangur asnjëherë drjetësisë dhe policisë dhe duke qenë njeri publik nuk ka si të jetë ndryshe.
“Shtëpia ime është 400 metra larg policisë dhe unë jam njeri publik dhe në asnjë moment nuk jam fshehur dhe nuk mund ti fshihem drejtësisë. Interesnat është fakti se kandidati kundërshtar i tij, Viktor Tusha deklaroi në studio se nuk është në dijeni që Frrokaj të ketë probleme me drejtësinë.
Unë nuk e di që Frrokaj të ketë probleme me drejtësinë siç u deklarua nga deputetët e Partisë Socialiste tha Tusha. Nga sondazhet e deritanishme Fran Frrokaj eshte ne avantazh me 57 per qind te votave ne raport me kandidatin e LSI ne Lezhe Viktor Tusha