Kandidati i PS për Kryetar i Dibrës, nis takimet me qyetarët
Partia Socialiste është mjaftuar me një prezantim të thjeshtë të kandidatit të tyre për zgjedhjet në bashkinë e Dibrës, për postin e kryetarit. Mjeku në profesion, Muharrem Rama nuk ka humbur kohë, pasi që sot ai ka nisur takimet me qytetarët. I shoqëruar nga Ministri Damian Gjiknuri, që është i ngarkuar me fushatën elektorale.
Gjknuri gjatë prezantimit të i bëri kandidatit të majtë, ka theksuar se:“Ndryshe nga forca tjetër, ne nuk sjellim figura të ricikluara që thonë ‘jemi afër pensionit por kthehemi kur e kërkon partia’. Ne mendojmë se qytetarët e Dibrës duan djalin e tyre që të punojë në këtë qytet”, tha Gjiknuri.

Muharrem Rama përpara banorëve të zonës, është shprehur se puna e tij në shërbim të komunitetit, e sheh si avantazhin më të madh në garën elektorale të 11 shtatorit. Ai tha se: “Edhe unë mund të kisha ikur si kolegët e mi, por kam ngelur për t’iu shërbyer këtyre njerëzve si në spital dhe në bashki. Ndaj kërkoj mbështetjen e tyre për të treguar se PS është një parti për qytetarët”, tha Rama.
Ministri Gjiknuri tha se kandidati Rama ka mbështetjen e plotë të qeverisë për të çuar përpara projektet e zhvillimit në Dibër. “Kjo do jetë fushata e qytetarëve, ata kanë këtu djalin që i ka shërbyer popullit. Pastaj ka edhe njerëz që kanë ikur në Tiranë për punët e tyre dhe tani kthehen këtu”, tha Gjiknuri.
KOHA JONË SONDAZH

