Kandidati i PS-së për Dibrën; Xhelili e mori ndëshkimin, nuk na dëmton
Muharrem Rama është kandidati zyrtar i PS-së, për postin e kryebashkiakut të Dibrës, ku përballë demokratit Sherefedin Shehu, ai shprehet i sigurt për fitore. Ai thotë se është emër konsensual i PDIU-së dhe LSI-së dhe se duke qënë mjek kirurg në Peshkopi prej 20 vjetësh, njihet mirë prej tyre, tha ai në një intervistë.
Pikëpyetjës nëse i frikësohet faktit se ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili, mandati i të cilit u ndërpre, mund ta dëmtojë në zgjedhje, kandidati i përgjigjet:
“Nuk do të na dëmtojë. Tashmë ai e ka marrë ndëshkimin nga drejtësia shqiptare për atë që ka bërë. Unë kam dinjitetin tim dhe nuk ka pse të jetë ky problem për mua. Nuk duhet të ndalemi duke komentuar se çfarë ka ndodhur me ish-kryetarin, por duhet të punojmë të gjithë që të shpalosim idetë tona për të nxjerrë nga varfëria dhe problemet, Dibrën.”
KOHA JONË SONDAZH

