Kandidati për President, Bajram Begaj, reagon para votimit nga Kuvendi

Kandidati për President i Republikës Bajram Begaj ka reaguar para votimit nga parlamenti. Me një letër publike Begaj shkruan se:

Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë që kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm”.

SHKARKO APP