Kandidatja e LSI, Esmeralda Demiraj: E gjithë Shqipëria ka vendosur të votojë ndryshimin më 25 prill

Kandidatja e LSI në Tiranë, Esmeralda Demiraj ka zhvilluar takime ditën e sotme me banorët e Rrogozhinës në Qarkun e Tiranës. Në një mesazh në rrjetet sociale, Demiraj shprehet se jo vetëm qyteti i Tiranës, por gjithë Shqipëria ka vendosur që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit.

“Jo vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria e ka vendosur se më 25 prill do të jetë dita e ndryshimit të madh, dita ku do i vijë fundi mjerimit të Shqiptarëve.

Ditën e sotme pata kënaqësinë që t’u shpjegoja programin e LSI-së banorëve të Rrogozhinës, të cilët janë të vendosur për të na mbështetur. Më 25 prill votoni Nr. 6 partia LSI dhe Nr.18 Esmeralda Demiraj”,- shkruan Esmeralda Demiraj në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?