Kandidatja e LSI/Myslimi: Rilindja u ofroi të rinjve të Vlorës drogë dhe shpopullim (VIDEO)

Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi këtë herë ka folur për plagën e shoqërisë, mbi të gjitha e rinisë që lidhet me drogën. Sipas saj, këtë i ofroi qeveria të rinjve në Vlorë, drogë dhe shpopullim. “Më 25 prill do t’i rikthejmë shpresën dhe do të mbështesim rininë. Do ndalim shpopullimin dhe do t’i largojmë bashkëmoshatarët tanë nga veset. Për një të ardhme më të mirë, arsim cilësor, për më shumë punësim, sport dhe StartUP-e për të rinjtë dhe profesionistët, për ta bërë Vlorën shtëpinë e vlonjatëve”,-shkruan kandidatja e LSI-së në facebook.

Postimi i plotë

“Rilindja” u ofroi të rinjve të Vlorës drogë dhe shpopullim. Vetëm 30 metra larg bulevardit kryesor të Vlorës pamjet e bazës ku drogohen të rinjtë janë tronditëse. Të tilla ka shumë në të gjithë qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 25 prill do t’i rikthejmë shpresën dhe do të mbështesim rininë. Do ndalim shpopullimin dhe do t’i largojmë bashkëmoshatarët tanë nga veset.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për një të ardhme më të mirë, arsim cilësor, për më shumë punësim, sport dhe StartUP-e për të rinjtë dhe profesionistët, për ta bërë Vlorën shtëpinë e vlonjatëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?