Kandidatja e LSI në Vlorë, Grisejda Myslimi: Ne do të jemi zëri i Vlorës në Parlament!

Kandidatja për deputete Grisejda Myslimi shprehet se të rinjtë do të sjellin ndryshimin në këtë qark.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Myslimi shprehet se ajo do të jetë zëri i Vlorës në Parlament dhe se LSI do të marrë 3 mandate në këtë qark.

“Ne do të jemi zëri i Vlorës në Parlament! LSI FITON 3 MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!

Forca dhe energjia e të rinjve vlonjatë do të shporrë “Rilindjen” nga Vlora, bashkë me Damian Tërmetin, bandat e “Astirit” dhe Çimkat e tyre, dhe do të sjellë fitoren tonë të sigurt më 25 prill. Mos votoni për ata që e shpopulluan Vlorën nga të rinjtë dhe e përmbytën me korrupsion.

Të dashura motra dhe nëna vlonjate: VOTONI PËR VAJZAT E VLORËS!  Ne do të jemi zëri i Vlorës në Parlament! LSI FITON 3 MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!”,- shkruan Myslimi në një postim në Facebook.

SHKARKO APP