Kandidatja e LSI: Rilindjes i ka ardhur fundit. Do të fitojmë bindshëm në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë

Kandidatja e LSI-së në Durrës, Rexhina Leka, e ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24”, deklaroi se Rilindjes i ka ardhur fundi.

Leka theksoi se LSI do të fitojë bindshëm në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

LSI do të fitojë bindshëm në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Të prekurit nga tërmeti kanë probleme të shumta. Edhe me rindërtimet, banorët nuk e dinë nëse do marrin ata prona që kishin. Procesi i rindërtimit është një dështim total dhe qeveria bën propagandë. Kanë ndërtuar shtëpi prej kartoni. Rinia ka probleme të shumta dhe kryesorja është papunësia.

Të rinjtë po ikin nga vendi. Rilindjes i ka ardhur fundi, sepse nuk ia doli dot. Ka vend në Shqipëri për të gjithë rininë. Durrësi po mbytet me një pikë shi. Mendoj se jemi në një kaos. LSI do të realizojë të gjitha pikat e programit të saj e Lëvizja Socialiste për Integrim do t’ia dalë. Me datë 25 do marrim votën dhe me 26 do të nisim punën vrullshëm”, tha Leka

SHKARKO APP