Kandidatja e LSI-së në Korçë: Hyra në politikë nga protesta studentore, partia jonë mbështet fuqimisht të rinjtë

Kandidatja e LSI-së në Qarkun e Korçës Esmeralda Seidolli, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ka hyrë në politikë, pas protestës së madhe studentore të zhvilluar në vend.

Seidolli theksoi se LSI mbështet të rinjtë, duke shtuar se duhej të realizoheshin pikat, për të cilat u protestua.

“Unë hyra në politikë, pas protestës studentore. Idealizmin tonë donte të na shkatërronte ky kryeministër. Hyra në LSI, sepse në parti të tjera kishin shumë konjektura. Në LSI të gjithëve iu jepet mundësia e promovimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

LSI mbështet fuqimisht të rinjtë. Protesta studentore ishte kaq e mirë, sa duhej të realizoheshin pikat që ne kishim.  Për mua nuk ka rëndësi se kush prishi protestën, por duhet të përmbusheshin kërkesat tona. Unë dua të jem e dobishme për shoqërinë time. Dua të shikoj me ndjenja dhe sinqeritet situatën”, u shpreh Seidolli.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kandidatja e LSI-së në Korçë:Hyra në politikë nga protesta studentore,partia jonë mbështet të rinjtë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?