Kandidatura e Veliajt, Rama: Ministri më i mirë i qeverisë do të rikthejë Tiranën

Kryeministri Rama vlerësoi kandidatin e majtë për bashkinë e Tiranës, Erjona Veliaj ndërsa prezantoi projektligjin për zejtarinë. Rama tha se ministri më i mirë i qeverisë së tij, do t’ja dalë të çojë në drejtimin e duhur kryeqytetin e shkatërruar nga kryebashkiaku Basha.

Edi Rama : “Do bëjmë më të mirën që të gjejmë një zëvendës të denjë për një ndër ministrat më të suksesshëm, më të vullnetshëm, dhe më punotërë të qeverisë tonë, i cili pas pak ditësh do t’i përkushtohet plotësisht një përpjekjeje të re për ta kthyer kryeqytetin në drejtimin e duhur dhe për të bërë për Tiranën në 4 vitet e ardhshme shumëçka që padrejtësisht ka mbetur pa u bërë në 4 vitet e shkuara, por edhe më shumë se kaq. Për të bërë për Tiranën në 4 vitet e ardhshme, sëbashku me qeverinë kombëtare, atë që nuk është bërë në 20 vjet të marra sëbashku”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?