Kandidaturat për KQZ-në , Bardhi i përgjigjet Ruçit: Oerd Bylykbashi do jetë përfaqësuesi i PD-së në Komision

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për pjesëmarrjen e PD-së pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së.

Në përgjigjen e tij, Bardhi thekson se PD-ja ka autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, ish-deputetin Oerd Bylykbashi, që është dhe anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.

Përgjigja e plotë e Gazment Bardhit

Z. Gramoz Ruçi

Kryetar

Kuvendi i Shqipërisë

Nr. ____Prot.,

Tiranë, më 08.09.2020

  1. Ruçi,

Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.

Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar:

Sekretari i Përgjithshëm

GAZMENT BARDHI

SHKARKO APP