Kandidimi i Tom Doshit në zgjedhje, Ambasadorja Yuri Kim: PD nuk e do në Parlament!

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sërish ndaj rastit të Tom Doshit, i cili është në listat e kandidatëve për deputetë.

Në një postim në twitter, Kim u ka bërë thirrje të gjithë palëve politike që të mos heshtin ndaj përfshirjes së udhëheqësit të PSD-së në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Diplomatja amerikane ka ripublikuar postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018, që shpallte “non grata” në SHBA Tom Doshin.

Kemi vënë re që Partia Demokratike dhe të tjerë nuk e duan në Parlament dikë që është përfolur për korrupsion. Të tjerëve u them: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” që të qëndrojmë të heshtur? Pse i lini njerëzit që të mendojnë se jeni aleatë? Kjo është ajo që mendoni se meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më shumë”, thuhet në postimin e ambasadores amerikane.

SHKARKO APP