”Kandidoj për Himarën”, Beleri për goditjen me vezë: Sulm i orkestruar

Eurodeputeti Fredi Beleri ka ardhur në Tiranë, ku në një intervistë televizive ka treguar nëse përfaqëson grekët apo shqiptarët në Parlamentin Europian. ”Fredi Beleri është i zgjedhur nga Demokracia e Re, duhet të dini që ka marrë 245 mijë vota, 60-70 vota ishin të shqiptarëve me dyshtetësi ose dykombësi. Unë atje përfaqësoj qytetarët grekë, jam një nga 21 deputetët grekë, por kjo nuk më ndalon që të shpreh mendimet e mia dhe të ndihmoj vendlindjen time, se kam gjysmën e jetës këtu. Unë nuk e kam fshehur, të gjithë e dinë që kam lindur në Shqipëri”,-tha në ”TCH”.

Gjatë intervistës, ai u pyet edhe për takimin në Tiranë, kur deklaroi se dera e Kuvendit ishte e mbyllur. Ai tha se kishte shkuar vetëm një minutë me vonesë, ndërsa për takimin e parashikuar me Edi Ramën, ai tha se nuk ka dijeni se përse nuk u mbajt.

”Sa për situatën para Kuvendit, vajta me një minutë vonesë, se më kapi semafori. Sulmi me vezë dhe kos. Në vendin më të ruajtur në republikë, jashtë kuvendit, mund të jetë dhe rastësi. Të gjithë politikanë kanë mllefin e qytetarët që herë në mënyrë të ligjshme ose jo shprehin urrejtjen e tyre. Qytetarin nuk e njoh, ishte me skenar. Me Ramën ishte parashikuar një takim, nuk e di pse nuk ndodhi”, tha ai. A do të rikandidojë sërish për bashkinë e Himarës? ”Nuk kam për të hequr dorë, pres t’i drejtohem Strasburgut, dhe nëse më jep pafajësi, sigurisht do rikthehem për të kandiduar”, tha ai.

SHKARKO APP