Kantieri i rrugës së vjetër Fier-Vlorë, Rama: Rruga hapet para nisjes së sezonit turistik

Punimet në aksin rrugor Fier-Vlorë po vijojnë. Kryeministri Edi Rama shprehet se aksi i rrugës së vjetër Fier-Vlorë pritet të jetë i hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve para nisjes së sezonit turistik të këtij viti. Sipas tij, “deri tani kanë përfunduar rreth 70% e punimeve”.

Hapja e kësaj rruge për qarkullim do t’i japë një frymëmarrje të madhe zonës nga Fieri e deri në Vlorë. Po ashtu, përfundimi i rrugës së vjetër Fier-Vlorë i vjen në ndihmë bujqësisë dhe agroturizmit të zonës.

Në zonën e Panajasë është bërë një devijim nga rruga e vjetër duke bërë të mundur ndërtimin e një aksi të ri rrugor që mundëson lidhjen me bajpasin e Vlorës.

SHKARKO APP