Kaos dhe flakë në Kuvend, Rama: Opozita ka agjendë destruktive. Duan të vr*asin lepurin dhe zgjojnë një lukuni luanësh
Kaos dhe flakë është aksioni i PD-së prej disa javësh në Kuvend. Cila është zgjidhja që ofron kryeministri Edi Rama për të rikthyer në normalitet jetën parlamentare në vend? Shefi i qeverisë rrëzoi kategorikisht mundësinë e kundërpërgjigjes me dhunë dhe nënvizoi se nuk mund të ketë një zgjidhje në kushtet, kur “një lukuni luanësh” sipas tij synojnë të rrëzojnë regjimin.
“Nuk kam. Nuk mund të zgjidhesh dot një situatë që në mënyrë të qëllimshme bëhet nyje sepse janë agjenda totalisht të ndryshme. Jo se janë qëndrime për borxhin, apo qasje për punësimin, apo opinione për rrogat. Njëra është një agjendë normale pune parlamentare dhe qeverisëse.
Tjetra është agjendë destruktive për të krijuar sa më shumë kaos dhe konflikt, me shpresën se do të zgjojë lepurin në zemrat e luanëve, ose luanin në zemrat e lepujve. Një shprehje që thuhet se është qëllimi final i gjithë kësaj. Do vritet lepuri dhe do zgjohet luani në zemrat e gjithë shqiptarëve dhe pastaj një lukuni e madhe luanësh do të rrëzojë regjimin. Në këtë rast nuk ke çfarë zgjidh fare.
Në rast se këtu këta djem që janë mbrapa kamerave papritur na sulen ne. Çfarë bëjmë ne të tre? Ne i mbajmë këta që të mos ju hanë juve. Në çdo rast kundërveprimi ndaj tyre me dhunë do të ishte katastrofë”, tha Rama.